Vlera 1 milion euro, Aliu prezanton projektin për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit

Kosova

Vlera 1 milion euro, Aliu prezanton projektin për ndërtimin e urës në Rogovë të Hasit

Më: 29 shtator 2023 Në ora: 17:46
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar për projektin e urës së re në Rogovë të Hasit.

Aliu tha se kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën dhe zonën e Hasit.

Kjo urë ka rëndësi të madhe për Gjakovën, përkitazi zonën e Hasit. Pasi që është lënë e dëmtuar për shumë vite, sot kemi shpallur hapjen e procedurës së prokurimit për Projektin e Ndërtimit të Urës së re të Rogovës së Hasit”, tha ai.

Tutje Aliu deklaroi se ndërtimi i urës kap vlerën 1 milionë euro, me gjerësi 6 metra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat