Nisin punimet për asfaltimin e rrugës që do ta lidhë Kullën e Lirisë me Memorialin e Reçakut

Kosova

Nisin punimet për asfaltimin e rrugës që do ta lidhë Kullën e Lirisë me Memorialin e Reçakut

Më: 3 tetor 2023 Në ora: 16:34
Foto ilustrim

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemaj Aliu ka njoftuar se ka nis fillimi i punimeve për asfaltimin e rrugës te Kulla e Lirisë, që e lidhë këtë lokacion me Memorialin e Reçakut.

Kryetari Aliu ka publikuar në Facebook pamje me video, duke thënë se këtë zotim në vlerë 370 mijë euro po e realizojnë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.

"Jashtëzakonisht i lumtur që me bashkëqytetarë të lirisë e sakrificës, pikërisht në Reçakun plot krenari e flijim, të marr pjesë në fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugës te Kulla e Lirisë, që e lidhë këtë lokacion me Memorialin e Reçakut.

Këtë zotim në vlerë 370 mijë euro po e realizojmë në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës.Dëshmorët e veteranët tanë janë flamurtarët e lavdisë së popullit tonë dhe heroizmi i tyre i pashoq ka qenë vendimtar për lirinë tonë që e gëzojmë sot e mot. Përkujdesja për vlerat e luftës është obligim yni qytetar, moral, kombëtar e institucional dhe ne do ta implementojmë misionin e tyre.Urime banorëve dhe të gjithë qytetarëve të Komunës sonë", shkruan Aliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat