Përfundon Kampi Pyjor 2023: Aktivitet i theksuar në Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë

Kosova

Përfundon Kampi Pyjor 2023: Aktivitet i theksuar në Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve në Kosovë

Më: 13 tetor 2023 Në ora: 23:06
Foto nga vendi i ngjarjes

“Kampi Pyjor 2023” që zgjati pesë ditë dhe filloi më 9 Tetor 2023 dhe i mbajtur  në Radushë, Istog, dhe pyjet e gështenjës në Junik ka përfunduar me sukses aktivitetin e tij.

Ky kamp si pjesë e programit “Mbështetje për fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumë-qëllimor të pyjeve për të adresuar ndryshimin klimatik dhe për të përmirësuar jetesën në zonat rurale të Kosovës”, është organizuar prej Organizatës për Ushqim dhe Bujqësi e Kombeve të Bashkuara (FAO) përmes bashkëfinancimit nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë dhe Zyra e BE-së në Kosovë.

Gjatë ceremonisë së mbylljes, të pranishëm ishin Naser Krasniqi, udhëheqës vendor i FAO-s në Prishtinë, Shiroma Sathyapala, specialiste Ndërkombëtare e Pylltarisë në FAO nga zyra qendrore në Romë, Tahir Ahmeti nga MBPZHR dhe Ruzhdi Shehu, kryetar i Komunës së Junikut.

Ata ju drejtuan pjesëmarrësve dhe falënderuan për kontributin dhe pjesëmarrjen në këtë kamp pyjor, duke kërkuar që të promovojnë sa më shumë rëndësinë e vlerave pyjore dhe kontributin e tyre ndaj mjedisit dhe shoqërisë së Kosovës.

Në fund të ceremonies së përmbylljes, kryetari i Junikut Ruzhdi Shehu shpërndau certifikata për pjesëmarrësit të përgatitura nga ekipi i FAO-s së bashku me mirënjohjen për organizatorët për këtë lloj aktiviteti të qëlluar.

Kampi Pyjor pati pjesëmarrjen e rreth 100 pjesëmarrësve, përfshirë ekspertë të pyjeve vendas dhe ndërkombëtarë nga FAO, përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për menaxhimin dhe ruajtjen e pyjeve, të rinj, pronarë të pyjeve private nga Istogu, Juniku dhe Tropoja në Shqipëri, anëtarë të organizatave lokale, shoqatave të grave dhe komunitetit të Radushës, studentë dhe profesorë të Universitetit të Prizrenit dhe entuziastë të pyjeve.

Kampi Pyjor shërben si një platformë për të promovuar Sektorin e Pylltarisë për ndikimin e tij ekonomik të rëndësishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat