Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Rënia e tij ishte humbje e madhe për ne

Kosova

Haradinaj kujton Adrian Krasniqin: Rënia e tij ishte humbje e madhe për ne

Më: 16 tetor 2023 Në ora: 11:10
Adrian Krasniqi

Daut Haradinaj ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij, heroin Adrian Krasniqi në përvjetorin e rënies së tij. Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se me datat 17 dhe 18 tetor të vitit 1997, Serbia ka paguar një çmim që do ta mbaj mend gjithmonë.

"Por Serbia në Kosovë më 17 dhe 18 Tetor të 1997 do e pagunte një çmim që do e mbanin në mend gjatë. Njësitet e UÇK-së në Dukagjin ndërmorrën sulme të njëpasnjëshme në tërë rajonin, ku kishte forca të pozicionuara të armikut.

Ditën e varrimit bashkë me shumë luftëtarë të armatosur deri në dhëmbë kishim planifikuar edhe daljen publike. Por edhe pas nderimit ushtarak që i bëmë mikut tonë, Adrianit, për t'i kursyer dëmet në popullsinë civile e anuluam daljen publike, por zjarri i lirisë u përhap në çdo familje shqiptare deri në çlirimin e plotë.

Në luftë njëra nga brigadat e Dukagjinit, me krenari mbarti emrin e heroit Adrian Krasniqi", ka thënë Daut Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat