​Tentoi t’i kryej dy vrasje, prokuroria ngrit aktakuzë për të pandehurin

Kosova

​Tentoi t’i kryej dy vrasje, prokuroria ngrit aktakuzë për të pandehurin

Më: 17 tetor 2023 Në ora: 16:42
Foto ilustrim

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me iniciale, G.I, për shkak të veprës penale “Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri G.I, me datë 10 gusht të vitit 2023, rreth orës 21:45, në sheshin “Ibrahim Rugova”, të Istogut, tenton t’i kryer dy vrasje duke tentuar t’i privojë nga jeta dy të dëmtuarit, E.G dhe Z.Gj.

“Derisa i pandehuri G.I, hyn në një lokal dhe sapo vëren të dëmtuarin E.G, pa folur fare me viktimën, me thikë e godet në regjionin e barkut duke i shkaktuar plagë shpuese dhe tej shpuese, dhe me pas, pa folur fare shkon në drejtim të dëmtuarit tjetër, Z.Gj, të cilin e godet me thikë duke i shkaktuar plagë shpuese dhe shqyese.

Me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka përmbushur elementet e veprës penale të përshkruar si me lartë. Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat