Statovci: KRU-të kishin nën-raportuar prodhimin e ujit për vite me radhë

Kosova

Statovci: KRU-të kishin nën-raportuar prodhimin e ujit për vite me radhë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 21:45
Jeta Statovci

Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi të Kuvendit të Kosovës.

Deputetja e Vetëvendosjes, Jeta Statovci ka thënë se shifrat e raportuara janë të pabesueshme.

“Sipas të dhënave të raportuara, pas instalimit të ujëmatësve në vendburime të kompanive rajonale të ujit (KRU), është krahasuar TM2, i vitit 2022 dhe TM2, i vitit 2023, ku rezulton se ndër-vite uji i prodhuar është nën-raportuar, si psh: “KRU Prizreni”, ka nën-raportuar ujin e prodhuar deri në 73%, “KRU Peja”, ka nën-raportuar ujin e prodhuar deri në 41%”, tha deputetja Statovci.

Ajo theksoi se kishte dhe raste si “KRU Gjakova” që i kishte faturuar vetvetes vlerë më të madhe “për të ulur vlerën e ujit të pafaturuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat