KEDS po investon në Shalë të Lipjanit, përfitojnë më shumë se një mijë banorë

Kosova

KEDS po investon në Shalë të Lipjanit, përfitojnë më shumë se një mijë banorë

Më: 19 tetor 2023 Në ora: 10:12
Foto ilustrim

Dhjetëra shtylla të reja të betonit tashmë janë vendosur në fshatin Shalë të Lipjanit. KEDS ka filluar të investojë seriozisht edhe në këtë pjesë të vendit, në mënyrë që rrjeti i ri elektrik të ofrojë shërbime më të sigurta dhe më kualitative për konsumatorët tanë të asaj ane.

Sipas projektit, parashihet të vendosen afër 120 shtylla të betonit të tensionit të ulët dhe atij të mesëm, katër transformatorë dhe afër dyqind ormanë.

Projekti Shala përkon me një gjatësi prej afër 13 kilometrash, prej të cilave shtatë kilometra janë linjë nëntokësore, ndërkaq pjesa tjetër është linjë ajrore.

Me realizimin e tij do të eliminohen edhe shtyllat e vjetra elektrike, të cilat ishin vendosur dekada më parë dhe në terrene të papërshtatshme.

Ky projekt kap një shumë prej afër 400,000 euro dhe po realizohet në kuadër të 250 projekteve tjera që aktualisht po realizohen anembanë Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat