Kushte më të mira në konviktet dhe mensën e studentëve, këto janë ndryshimet

Kosova

Kushte më të mira në konviktet dhe mensën e studentëve, këto janë ndryshimet

Më: 21 tetor 2023 Në ora: 13:40
Foto ilustrim

Një numër i madh i studentëve tanimë janë vendosur në konviktet e Qëndresë Studentore, ku përveç kushteve, tanimë do të ndryshojnë edhe rregullat për ata që banojnë. Ndryshime, me kërkesë të studentëve janë bërë edhe në menynë e ushqimit në mese.

Ishin rreth 3800 persona që aplikuan për të banuar në tetë konviktet e Qendrës Studentore, por që deri tash janë vendosur vetëm 2800 studentë. E derisa së shpejti pritet të vendosen edhe 150 të tjerë sipas rang listës, kushtet për ata janë përmirësuar dukshëm, gjë që e tregojnë edhe vet, disa nga studentët.

Studenti Milot Berisha nga Istogu thotë se ka filluar banimin në konvikt dhe se ka vërejtur se ushqimi në mensë është më mirë se që ka qenë viteve tjera.

Berisha: Ushqimi në mensë është përmirësuar këtë vit

“Jam prej të hënës këtu në konvikt, kemi filluar me ligjërata, mirë janë kushtet shumë mirë, po dyjat i kemi paguar. Buka është përmirësuar pak mirë po duket, konvikti brenda mirë”, tha Berisha.

Denis Krasniqi nga Parlamenti Studentor, u shprehën se këtë vit kushtet janë të përmirësuara në të mirën e jetesës së studentëve. Sipas tij, studentët kanë kërkesa për ushqime të ndryshme por ato edhe pse nuk janë plotësuar, ushqimi që servohet është kualitativ.

Grajçevci: Kushtet në konvikt janë plotësuar, kërkesat e studentëve vazhdojnë

“Këtë vit janë përmirësuar dukshëm, kushtet në Qendrën e Studentëve dhe mensën e studentëve, njëra prej ndryshimeve kryesore që është ndërruar menaxhmenti, me ndërrimin e menaxhmeniti ka ndërruar edhe kushtet elementare të studentëve , mirëpo kërkesat dhe ankesat tona nuk ndalen. Me këto kushte që jemi dhe që i kemi është shumë më more se vitin e kaluar...... unë beso që janë të kënaqur për shkak se nuk është ushqimi që ne kishim dashtë me ngrënë por ushqimi është kualitativ dhe si me thënë në mban për një periudhë kohore.

Ndoshta është një ushqim që cilin studentët e kërkoj ë e nuk është futur ende në meny , këto janë disa prej disa kërkesave që nuk është plotësuar.. “ tha Grajçevci

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Ekrem Rudari ka thënë se akomodimi i studentëve në konvikt ka shkuar në rregull, derisa theksoi se nga studentët nuk ka pasur ndonjë ankesë për kushtet e konviktit.

Ai tha se pastërtia, furnizimi me ujë, energjia elektrike dhe interneti janë të përmbushura me gjithë kapacitetin që kanë si qendër studentore.

Rudari: Kemi përmbushur kërkesat e studentëve

“Sikur edhe vitet e kaluara procesi ka shkuar gjithçka në rregull, probleme nuk kemi hasur asnjëherë deri më tash dhe gjatë këtyre ditëve janë vendosur 2800 studentë përafërsishtë. I kemi edhe 150 studentë të cilët janë liruar dhe vendosen sipas rang listës se ka qenë afër..... Deri më tash nuk kemi pasur ankesa as për ujë, as internet, megjithëse kanë pasur edhe më herët deri tash, nuk ka pasur ankesa, gjithçka ka shkuar në rregull, presim ankesa dhe çdo ankesë që e bëjnë studentët dhe ne jemi për studentët....Ujë ka çdo ditë, kanë ujë, ujë të ftoftë kanë 24 orë dhe të nxehtë çdo ditë por jo 24 orë, sepse nuk kemi kapacitet për 24 orë ujë të nxehtë, rryma ka çdoherë, rryma nuk ndalet....Unë mendoj se përderisa nuk kemi ankesa, është gjithçka në rregull, pastërtinë e mbajmë, e kemi kompaninë punëtorët e pastrimit janë shumë në nivel dhe kanë qenë punëtorë të qendrës së studentëve, para se me kaluar në kompaninë private dhe mundohen me iu shërbyer studentëve sa munden”, tha Rudari.

Sipas tij, disa nga kërkesat e studentëve të cilat nuk kanë qenë të plotësuara tashmë me vendimet e ardhshme do të realizohen.

Ai thotë për KosovaPress, se studentët mund të akomodohen në dhoma të njëjta me familjarët e tyre, si dhe mund të marrin edhe mysafirë të paralajmëruar në konvikt, kurdo që ata kanë dëshirë.

Rudari: Studentët familjarë mund të akomodohen në dhoma të njëjta

“Kërkesa e parlamentit të studentëve ka qenë qysh moti me u bërë bashkë familjarët në një konvikt, gjë që më herët nuk ka qenë qe shumë vite. Ne tash veç e kemi vendimin me i bërë bashkë familjarët në një konvikt, jo me u ndërruar nga një konvikt të tjetri, shkon motra te motra, do t’i bashkojmë me një vendim tash që do të marrim, pasi të vendosen të gjithë studentët, marrim një vendim dy ditor dhe bëhen bashkë familjarët.... Nëse vjen motra te një shok dhe një vajzë te një shoqe, ka drejtë me shkuar me marrë të udhëheqësi konviktit lejen dhe tregon te kush shkon dhe çfarë ore sa rrinë dhe nuk është problem”, tha Rudari.

Rudari shtoi se edhe mensa e konviktit nuk do të jetë e njëjtë si viteve tjera. Në të do servohen edhe plotë ushqime të tjera, të cilat kanë qenë kërkesë e kamotshme e studentëve.

Rudari: Menyja e mensës së studentëve plotëson kërkesat e studentëve

Kërkesa është punëtorëve që ushqehen në mensë me pas ushqimet e lehtë, sidomos drekën sepse ka shumë që iu ka ardhur pak rëndë vetëm gjella në mëngjes. E kemi bërë ushqimin e lehtë, iu servohet, e kemi edhe menynë të re por është që pos gjellëve që kanë qenë, e kemi ofruar edhe ushqimin e lehtë si mëngjes suedez, vetëm se hyni nëpër pika dhe mund të shihni në mensë. Është ushqim i lehtë që nuk ka qenë më herët dhe janë të kënaqur studentët.... Unë mendoj që kërkesat që kanë qenë të studentëve këto esenciale, vetëm se ia kemi ofruar menjëherë, po ne jemi për studentët, në shërbim të tyre, çdo gjë që ata kërkojnë, ne sipas mundësive do të ofrojmë menjëherë, jo me lënë gjatë një kërkesë me zgjatë shumë kohë”, shtoi Rudari.

Drejtori i Qendrës Studentore Rudari shtoi se do të vazhdojë të bashkëpunojë me studentët dhe do të plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat