​Përmbaruesi privat Mulhaxha, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë ankohet në Kushtetuese

Kosova

​Përmbaruesi privat Mulhaxha, i shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë ankohet në Kushtetuese

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Shoqëria e Avokatëve "DeJure Law Firm" sot ka dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese në emër të përmbaruesit Ilir Mulhaxha, i cili është shkarkuar nga detyra e përmbaruesit nga Ministria e Drejtësisë për mos përmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore.

Përfaqësuesi i "DeJure Law Firm”, avokati Yll Zekaj tha se shkarkimi i përmbaruesit Mulhaxha ishte vendim politik dhe jo ligjor.

Sipas tij i shkarkuari tashmë ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Kushtetuese.

Ai tha se kërkesa e tyre është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë dhe sipas tij në një afat kohor do të vërtetohen argumentet e drejtuara sot në kërkesë për kthimin e Mulhaxhës në pozitën e përmbaruesit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat