​Zeka: Shkarkimi i përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, vendim politik dhe i kundërligjshëm

Kosova

​Zeka: Shkarkimi i përmbaruesit privat Ilir Mulhaxha, vendim politik dhe i kundërligjshëm

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 12:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Shoqëria e Avokatëve “DeJure Laë Firm”, sot ka dorëzuar në Gjykatë Kushtetuese një kërkesë në emër të përmbaruesit privat, Ilir Mulhaxha, i shkarkuar tashmë nga Ministria e Drejtësisë, për mos përmbajtje të ligjit gjatë kryerjes së veprimeve përmbarimore.

Përfaqësuesi i Shoqërisë së Avokatëve, avokati Yll Zekaj tha se kërkesa është kundër vendimit të Ministrisë së Drejtësisë për shkarkimin e Mulhaxhës, dhe se ky vendim është më shumë politik se sa ligjor.

Ai tha se i shkarkuari Mulhaxha ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe kjo ka qenë arsyeja e Ministrisë për të shkarkuar të njëjtin.

Zekaj: Vendimi për shkarkimin e Ilir Mulhaxhës nga Ministria e Drejtësisë, jo kushtetues

“ Sot kemi dërguar një kërkesë kushtetuese në Gjykatën Kushtetuese kundër vendimit arbitrar dhe të kundër ligjshëm për shkarkimin e zotit Ilir Mulhaxha për shkarkimin duke konsideruar që është më shumë një vendim i motivuar politikisht se sa një vendim ligjor. Mulhaxha është shkarkuar vetëm për faktin që i njëjtë ka zbatuar një vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Komerciale të Kosovës dhe kjo ka qenë një arsyeje për të përmbushur kërkesat e Ministrisë për të shkarkuar të njëjtin...Besojmë që e njëjta do të aprovojë argumentet tona dhe një vendim i tillë i Ministres së Drejtësisë e Mulhaxha nga pozita e përmbaruesit privat është i motivuar politikisht është i bazuar në shkelje kushtetuese dhe shkelje të konventës për të drejtat e njeriut.... Kemi pasur një pozicion ku Mulhaxha do të ishte përgjigjur para prokurorit të shtetit për shkelje të Kodit Penal të Kosovës, për vepër penale të mos zbatimit të vendimit gjyqësor dhe i njëjti ka zgjedhur rrugën që të zbatoje një veprim të prere të formës së prerë të Gjykatës Komerciale”, tha Zekaj.

Avokati Zekaj shtoi se gjatë procesit disiplinorë të përmbaruesit privat Mulhaxha kanë intervenuar nga Ministria e Drejtësisë për mos shkelje të ligjit dhe të njëjtin në fund kanë marrë vendim për të shkarkuar Mulhaxhën.

Zekaj: Kushtetuesja të argumentojë kërkesën për t’u kthyer në pozitën e përmbaruesit Mulhaxha

“Edhe ministrja Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe zëvendës ministri, Sallahu kanë intervenuar në procesin disiplinorë të Mulhaxha, kanë dalë para se të vendoset për Mulhaxha nëse do të suspendohet e pastaj edhe të shkarkohet, kanë dalë duke u thirrur që të njëjtin nuk po lejojnë që të bëhet shkelja e ligjit, nuk po e lejojnë kundërligjshmërinë duke e proceduar në procedurë disiplinore dhe në fund komisioni i cili dihet siç përcaktohet edhe me ligj formohet në të njëjtat dhe i njëjti merr vendim për të shkarkuar Mulhaxha.... Ne besojmë fuqishëm që Gjykata Kushtetuese në një afat sa më të shpejtë të mundshëm për shkak të dëmit të pa riparueshëm është duke i’u bërë Mulhaxha do të vërtetojë argumentet tona që i kemi cituar në kërkesë dhe vendimin disiplinor dhe vendimi Ministrisë së Drejtësisë do të i shpallë si kundër kushtetuese dhe të kundërligjshme dhe Mulhaaxha do të kthehet në pozitën e përmbaruesit privat” tha Zekaj

Përmbaruesi Ilir Mulhaxha është shkarkuar nga Ministria e Drejtësisë me 23 shkurt 2023, për faktin se kishte zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës Komerciale. Ndërsa në territorin e Gjykatës Themelore në Prishtinë është suspenduar nga ushtrimi i funksionit të përmbaruesit privat deri në një vendim të Komisionit Disiplinor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat