Aliu e Axourgos diskutojnë mbi bashkëpunimin ndërmjet Shtimes dhe Schwertes

Kosova

Aliu e Axourgos diskutojnë mbi bashkëpunimin ndërmjet Shtimes dhe Schwertes

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 18:27
Qemajl Aliu dhe Dimitros Axourgos

Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu është pritur në takim nga homologu i tij Dimitros Axourgos nga komuna gjermane Schwertes, me të cilin ka biseduar për bashkëpunime konkrete ndërmjet dy komunave.

Postimi i plotë i Qemal Aliut në Facebook:

Një vit pasi u patëm takuar me kryetarin e Komunës Schwertes, Dimitros Axourgos i lindur në Janinë, ishte kënaqësi që e takova përsëri ku më mirëpriti në zyrën e tij.

Ky takim rezultoi me dakordime konkrete, ku përpos fushës së arsimit dhe sportit ku do të përfitojnë nxënësit e sportistët e Shtimes, do të fillojmë shkëmbimin e punëtorëve të administratës, që do të bartin përvojën, aftësinë dhe efikasitetin e tyre.

Po ashtu, në këtë vizitë e pata privilegjin që të nënshkruhem në librin e artë të Komunës Schwertes, që do të jetë një gjurmë simbolike e fillesave tona të bashkëpunimit reciprok mes institucioneve tona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat