Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 26 tetor 2023 Në ora: 22:30
Ilustrim

Mbahet seanca e apelit në rastin e Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30-11:05)

Kuvendi i Komunës në Gjilan mban seancë të jashtëzakonshme mbi propozim-buxhetin për vitin fiskal 2024 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2025-2026. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal Gjilan, ora 10:00)

Sindikata e Policisë së Kosovës organizon lojërat sportive në shenjë nderimi dhe përkujtimi të zyrtarëve policorë të rënë në kryerje të detyrës zyrtare. (Palestra sportive “Shani Nushi” – Gjakovë, ora 10:00)

Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal Rahovec, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë të veçantë ku në rend dite është miratimi i Deklaratës në mbështetje të Rezolutës së Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, përfshirë situatën në komunat veriore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), në konsorcium me Grupin për Studime Politike dhe Juridike (GLPS) dhe Institutin GAP, do të prezantojë raportin tematik me temë: “Bujqësia në fokus: roli, impakti dhe keqpërdorimet e fondeve mbështetëse”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, salla P-31, ora 15:00)

Shoqata “Sytë Kërkojnë Dritë” organizon ekspozitën e parë përmes projektit “Takohemi në Ekspozitë”, kushtuar personave më aftësi të kufizuara. (Qendra e Rinisë “Shtëpia e Fellbahut” rruga “Brigada 123”, Suharekë, ora 17:30)

Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë hap ekspozitën e përkohshme të veprës ‘Dita e Re’ nga Barbara Prenka. (Qendra e Dokumentimit Kosovë (QDK) Biblioteka e Qytetit “Hivzi Sylejmani” “Dardani”, Prishtinë, ora 18:00) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat