​Komuna e Shtimes do të përfitojë dy automjete nga Gjermania

Kosova

​Komuna e Shtimes do të përfitojë dy automjete nga Gjermania

Më: 28 tetor 2023 Në ora: 12:48
Foto nga takimi

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu pas vizitës tre ditore në Gjermani, ka njoftuar se në fillim të vitit do të pranojnë dy automjete moderne, një kamion me kapacitet 26 tonelata për mbledhjen e mbeturinave, si dhe një automjet për zjarrfikës.

Sipas tij, kjo vizitë ishte shumë e frytshme dhe tejet e suksesshme.

“Në fillim të vitit do të pranojmë dy automjete moderne, një kamion me kapacitet 26 tonelata për mbledhjen e mbeturinave si dhe një automjet për zjarrfikës. Gjithashtu, me udhëheqësit e Qarkut Unna u dakorduam për bashkëpunim ndërkomunal, ku në shumë dimensione do të përfitojnë qytetarët tanë, përfshirë nxënësit e dalluar, sportistët e artistët si dhe po ashtu punëtorët e administratës që do të kenë mundësi për t'u specializuar sipas modelit gjerman. Dua t'i falënderoj përzemërsisht të gjithë akterët për përkushtimin e tyre maksimal në aranzhimin e takimeve të kësaj vizite me përfitime të shumëfishta në kategori të ndryshme për qytetarët e Komunës së Shtimes.

Specifikisht, takimet e zhvilluara përgjatë kësaj vizite me agjendë të ngjeshur e dinamikë pozitive ishin: Mario Löhr, kryetari i Qarkut Unna, Wilhelm Jasperneite, nënkryetar i Qarkut Unna, Martin Wiggermann, nënkryetar i Qarkut Unna, Mike-Sebastian Janke, drejtor i Qarkut Unna dhe Drejtor për Kulturës për gjithë Qarkun e Unna-s, Hartmut Ganzke, Deputet i Landit Nordrhein-Westfalen dhe Shef i Grupit Parlamentar të SPD-së në Kuvendin e Qarkut Unna, Anja Seber, Udhëheqja e repartit për Shkolla dhe Arsim, Dr. Katrin Linthorst, Kreu i departamentit për Shëndetësi, Shkolla dhe Arsim në Qarkun Unna, Dimitrios Axourgos, Kryetar i Komunës së Schwertes, Oliver Kaczmarek, Deputet i Bundestagut dhe në udhëheqjen e SPD-së në nivelin federal, Jochen Ott, Deputet në Landtagun e Nordrhein-Westfalenit dhe Shef i Grupit parlamentar, Sarah Phillipp, Shefe e SPD-së në Nordrhein-Westfalen, Anna Teresa Kavena, Deputete në Landtagun e Nordrhein-Westfalenit, Achim Post, Shef i SPD-së në Nordrhein-Westfalen, Arbër Aliu, Z. e Kryetarit të Qarkut Unna, Alexander Heine, Këshilltar i Kryetarit të Qarkut Unna, Frederick Cordes, Sekretar gjeneral i SPD-së në Nordrhein-Ëestfalen, Falk Heinrichs, ish deputet në Kuvendin e Nordrhein-Westfalenit, Holger Fiedler, këshilltarë për punë të mbrendshëm të SPD-së në Nordrhein-Westfalen, Patrick Wicker, Drejtor i Kompanisë GËA RE (REMONDIS-Group), Matthias Fischer, Drejtor i kompanisë publike të ndërtimit UKBS”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat