Përurohet “Murali”, u dedikohet të prekurave me kancerin e gjirit – synohet vetëdijesimi për kontrolle të rregullta

Kosova

Përurohet “Murali”, u dedikohet të prekurave me kancerin e gjirit – synohet vetëdijesimi për kontrolle të rregullta

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 10:03
Foto nga vendi i ngjarjes

Ndërmarrja Publike Banesore të martën ka përuruar “Muralin” ndërgjegjësues për kancerin e gjirit, me rastin e Muajit Rozë. . Në ceremoninë e përurimit u tha se murali do të shërbejë si mesazh i fuqishëm i vetëdijesimit për kancerin e gjirit si dhe për rëndësinë e zbulimit të hershëm. Në të njëjtën kohë paraqet një formë të solidarizimit me personat që janë përballur dhe vazhdojnë të përballen me të si dhe familjet e tyre duke përhapur shpresë, forcë dhe mbështetje.

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahataçiu, tha se morali i dedikohet grave që i kanë mbijetuar kësaj sëmundjeje.

“Ne jemi bërë bashkë për Prishtinë dhe jemi bërë përballë kësaj sfide. Për ta lënë një trashëgimi siç është ky morali këtu në qendër të Prishtinës, si një shenjë për të gjitha gratë që e kanë tejkaluar këtë sfidë”, tha ajo.

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore, Artan Berisha, tha se murali nuk paraqet vetëm një vepër arti, por është simbol i shpresës, unitetit dhe forcës.

Sipas tij, kjo sëmundje mund t’i prek të gjithë, prandaj edhe murali është dëshmi e vendosmërisë sonë për t’u përballur me këtë sfidë.

Sot, jemi mbledhur për të përuruar një iniciativë të NPB-së që tregon angazhimin ndaj një kauze të rëndësishme  ndërgjegjësimin ndaj kancerit të gjirit. Ky mural para nesh nuk paraqet vetëm një vepër arti, por është simbol i shpresës, unitetit dhe forcës”.

Ai përfaqëson fuqinë e ndërgjegjësimit, edukimit dhe mbështetjes si dhe ndikimin që një komunitet mund t’a ketë kur është i bashkuar me një qëllim të përbashkët. Kanceri i gjirit na prek të gjithëve, drejtpërdrejt ose tërthorazi, dhe ky mural është dëshmi e vendosmërisë sonë për t’u përballur me këtë sfide”.

Prandaj, përderisa përurojmë këtë mural, ne sot nderojmë guximin e të mbijetuarve dhe familjarëve të tyre, kujtojmë ata që i kemi humbur dhe shfaqim angazhimin tonë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur përparimin e vazhdueshëm në këtë drejtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat