Flasin nga IKSHPK: Uji i Badocit ende i papijshëm

Kosova

Flasin nga IKSHPK: Uji i Badocit ende i papijshëm

Më: 31 tetor 2023 Në ora: 20:50
Badovci

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, kohë më parë, ka apeluar qytetarët që furnizohen me ujë nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit, që të mos e përdorin atë për pije dhe përgatitje të ushqimit. Kjo për shkak që është zbuluar se është rritur sasia e manganit në këtë liqe.

Lidhur me këtë, Burbuqe Nushi-Latifi, koordinatore për monitorimin e ujit, ka folur për shkakun e paraqitjes, si dhe në mënyrën e menaxhimit në gjendjen në të cilën ndodhet sistemi i ujit në liqenin e Badocit.

Sipas saj, vlerat e manganit janë duke u qetësuar, duke tentuar të arrihet standardi i paraparë, derisa sqaroi për ndikimin e tij në natyrë e rrjedhimisht edhe në liqenin e Badocit, sipas strukturës gjeologjike të saj, duke shtuar se ky fenomen paraqitet në të gjithë globin.

“Por edhe për shkak të ngrohjes globale nuk arrin të qarkullojë uji në nivelin e duhur e në raste të tilla bëhet shtresimi i liqenit, duke shkaktuar në pjesë të poshtme koncentrim të lartë të manganit, i cili, nëse nuk ka kontakt me ajrin është i tretshëm në ujë, i tejkalon fazat e përpunimit dhe vjen deri në fazën e ujit të pijshëm”, deklaroi Nushi.

Lidhur me ndikimin e manganit në shëndet, Nushi tha se organizmi i njeriut ka nevojë për mangan, por në vlera të ulëta vlerësohet si metal esencial, ndërkohë që nëse i tejkalon vlerat e larta, atëherë më së shumti ndikon në sistemin nervor qendror.

Tutje, ajo bëri me dije se nuk ka nevojë për panik te qytetarët sepse, sipas saj, vlera e manganit në ujë për litër nuk ka arritur as në nivelin e 30 përqindëshit.

Ajo njoftoi se në këto vlera nuk duhet të përdorin për pije foshnjat deri në 5 vjet, si edhe moshat e shtyra.

Më tej, Nushi bëri të ditur se uji në Komunën e Prishtinës monitorohet në bazë ditore.

Lidhur me investimet në sistemin e ujit të pijshëm, sidomos në parandalimin e rritjes së vlerave të manganit në ujë të pijshëm, Nushi tha se nuk ka, por në mënyrën ë marrjes dhe të trajtimit të ujit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat