Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vushtrrisë dhe komunës Sakaryas në Turqi

Kosova

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes komunës së Vushtrrisë dhe komunës Sakaryas në Turqi

Më: 2 nëntor 2023 Në ora: 13:59
Ekrem Yüce- Ferit Idrizi

Kryetari i Vushtrisë Ferit Idrizi, me ftesë të kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Sakaryas, Ekrem Yüce ka marrë pjesë në takimin ballkanik “Ditët e Ballkanit”, ku kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunumi mes dy komunave.

Kështu ka njoftuar kryetari Idrizi përmes një postimi në facebook, ku tregoi se kanë biseduar për bashkëpunim në fusha të ndryshme.

“Biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, agroturizmit dhe biznesit. Duke qenë se Komuna e Sakrayas ka shumë resurse natyrore, ekonomike dhe njihet për biznese të fuqishme të komunitetit shqiptar atje, përbën interes bashkëpunimi për komunën tonë”, ka shkruar kryetari.

Tutje thotë se në kuadër të kësaj vizite kanë vizituar komunitetin shqiptar në Turqi.

“Në kuadër të kësaj vizite, vizituam edhe komunitetin shqiptar atje, shumë nga të cilët ishin me origjinë nga Vushtrria, mbiemra të njohur si Rashica, Kalludra dhe Sogonjeva”, ka shkruar Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat