Erërat e forta ndërprejnë furnizimin me energji elektrike në disa komuna

Kosova

Erërat e forta ndërprejnë furnizimin me energji elektrike në disa komuna

Më: 3 nëntor 2023 Në ora: 11:50
Ilustrim

Për shkak të erërave të forta paraditen e sotme, KEDS-i njofton se janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në Pejë, Gjakovë, Prishtinë e Prizren.

KEDS-i bën të ditur se po punojnë pandërprerë në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në normalitet, përcjell teve1.info

“Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.

KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat