Moti gjatë ditëve në vijim

Kosova

Moti gjatë ditëve në vijim

Më: 5 nëntor 2023 Në ora: 21:16
Ilustrim

Kryesisht me diell ditët e para të javës. Të mërkurën shi dhe rënie e temperaturave.

5.11.2023 - Pas të reshurave të shiut në fundjavë, që në vise malore ishin të borës dhe formuan edhe shtresën e parë, dy ditëve të para të javës vijuese po parashihet mot më stabil dhe kryesisht me diell. Temperaturat maksimale do të arrinë vlera deri në 18C e 20C.

Nga dita e mërkurë vransira do të përfshinë vendin me të reshura shiu, që vende-vende mund të jenë edhe më intenzive e të shoqëruara me ndonjë bubullimë. Ditën e enjte do të ketë më shumë intervale me diell. Orëve të mëngjesit nëpër ultësira me kushte edhe për mjegull. Temperaturat maksimale zbresin në 13C e 14C. Minimalet fillimisht luhaten ndërmjet 7C e 10C, derisa të premten zbresin edhe në 3C.

Me qetësimin e erërave, ndotësit ajror mund të shënojnë rritje të koncentrimeve, sidomos grimcat e imëta të materies PM2.5. Megjithëse indeksi do të jetë në vlera të pranueshme gjatë ditës, orëve të mbrëmjes mund të kaloj edhe në vlera të dobëta.

6.11 - Kryesisht me diell dhe erë. Pasdite më vonë përreth viseve malore në perëndim të vendit mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu.

7.11 - Pjesërisht me diell dhe vransira kalimtare.

8.11 - Më ftohtë. Kryesisht vranët dhe me shi, që kohëpaskohe mund të jetë me intenzitet mesatar dhe të lartë lokalisht.

9.11 - Kryesisht me diell. Në mëngjes mjegull përgjatë ultësirave.

10.11 - Vransira dhe intervale me diell.

Era frynë kryesisht nga krahu jugor, e lehtë dhe mesatare 2-7m/s, të hënën me hove deri në 13m/s, ndërsa ditën e mërkurë ndryshon drejtimin edhe në verilindore më vonë gjatë mbrëmjes..

Shtypja atmosferike luhatet ndërmjet vlerave mesatare, me një rritje të përkohshme ditën e martë dhe enjte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat