Idrizi viziton inspektimet e sheshit të qytetit, i njofton pronarët e lokaleve për projektin

Kosova

Idrizi viziton inspektimet e sheshit të qytetit, i njofton pronarët e lokaleve për projektin

Më: 6 nëntor 2023 Në ora: 17:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka inspektuar të hënën punimet në sheshin e qytetit me ç’rast ka takuar pronarët e lokaleve përreth.

Përmes një postimi në Facebook, Idrizi i ka njoftuar ata për projektin në fjalë.

Teksa thotë se ka marrë përgëzime për dinamikën e punimeve.

“Pasditen e kalova duke inspektuar punimet në sheshin e qytetit, me ç’rast takova edhe pronarët e lokaleve përreth, të cilët i njoftova për projektin e sheshit. Qytetarët, po edhe pronarët e bizneseve që ndodhen përgjatë sheshit na përgëzuan për dinamiken me të cilën po zhvillohen punimet”, ka shkruar Idrizi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat