Sot vranët dhe me shi

Kosova

Sot vranët dhe me shi

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 07:02
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me shi.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16gradë Celsius.

Ndërkaq, Prishtina Weather njofton se reshjet herë-herë do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë, të shoqëruara edhe me ndonjë bubullimë dhe lokalisht edhe mund të shkaktojnë përmbytje.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat