Sylë Tahirsylaj: Sot, të shtunën dhe të hënën do të ketë reshje intensive të shiut por pa shkaktuar vërshime

Kosova

Sylë Tahirsylaj: Sot, të shtunën dhe të hënën do të ketë reshje intensive të shiut por pa shkaktuar vërshime

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 14:35
Meterologu, Sylë Tahirsylaj

Meterologu, Sylë Tahirsylaj I ftuar tek emisioni “Rreth e Rrotull” ka njoftuar publikun se gjatë ditës së sotit, të shtunën dhe të hënën do të ketë reshje të shiut intensive pa shkaktuar vërshime por vetëm një degradim të natyrës përkatësisht në vendet kodrinore-malore , në bjeshkë ku ka shkallë të lartë të dëmtimeve të pyjeve.

“Ditën e sotit, të shtunën dhe të hënën. Tri ditë do të ketë reshje shiu të cilat janë intensive që do të shkaktojnë jo vërshime, por një degradim të natyrës përkatësisht në vendet kodrinore-malore , në bjeshkë ku ka shkallë të lartë të dëmtimeve të pyjeve.

Por vërshime intensive nuk do të ketë si më pare por një situatë pothuajse e pranueshme pasi që jemi në stinën e vjeshtës. Temperaturat do të luhasin sidomos në vendet kodrinore-malore, p.sh në ditën e premte do të jenë 1-14 gradë ndërsa në ditën e shtunë do të jenë 9-12 shkallë”, ka thënë Syltahirsylaj.

Ndërsa, Syltahirsylaj ka thënë se do të ketë reshje të dobëta të bores në vendet kodrinore-malore me lartësi mbidetare prej 1700 metra, të cilat do të jenë të paqëndrueshme si rezultat i uljes së temperaturës me nivelin e tokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat