Ndalohet një person i dyshuar për kanosje ndaj një gazetari

Kosova

Ndalohet një person i dyshuar për kanosje ndaj një gazetari

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 21:15
Prokuroria Themelore në Prishtinë

Ndalohet një person i dyshuar për kanosje ndaj një gazetari.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave rreth kërcënimit që ka marrë gazetari H.A., gjatë ushtrimit të detyrës së tij, Prokurori i Shtetit në koordinim të plotë me Policinë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, me qëllim të identifikimit të dyshuarit dhe sigurimit të prezencës së të njëjtit në procedurën penale.

Veprimet e ndërmarra kanë rezultuar fillimisht me arrestimin e të dyshuarit nga Policia e Kosovës, ndërkaq, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të veprës penale “Kanosja”, sipas KPRK-së.

Prokuroria në koordinim me Policinë po vazhdojnë me ndërmarrjen e veprimeve të tjera hetimore lidhur me këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat