Paralajmërohen vërshime, komunat që kishin pësuar janë në gjendje gatishmërie

Kosova

Paralajmërohen vërshime, komunat që kishin pësuar janë në gjendje gatishmërie

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 00:40
Vërshimet

Reshjet që e filluan në orët e para të mëngjesit e intensitetin vetëm sa e shtuan gjatë ditës.

Kjo ishte edhe arsyeja, pse Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, doli me një njoftim ku paralajmëronte se në disa zona mund të ketë edhe vërshime, për cka, ekipet e  këtij insituti gjatë ditës dolën edhe në teren.

“Zonat kryesisht malore, duke fillu nga pjesa veri-perëndimore pastaj pjesës qendrore dhe asaj lindore të Kosovës kanë qenë më të rrezikuara”, ka deklaruar Bashkim Kastrati – Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Pas këtij njoftimi, në gjendje gatishmërie janë shprehur komunat që në janar ishin të dëmtuara pikërisht nga vërshimet.

Komuna e Mitrovicës së Jugut, gjatë ditës pati edhe nevojë për intervenim.

“Gjendja momentale është e mirë, dëme kemi kryesisht në shkollën fillore në Zhabarë dhe tek disa mure të shtëpive, komisioni ka dal në teren dhe ka parë nga afër. Komuna e Mitrovicës ka marrë gjitha masat preventive”, ka thënë Bahtir Maxhuni-Drejtor i Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca.

Në gjendje gadishmerie janë shprehur edhe nga komuna e Vushtrrisë, ku sipas zyrës për informim të kësaj komune,  gjatë ditës nuk ka pas nevojë për ndërhyrje derisa shprehen se janë të gatshëm për çdo gjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat