Peci i bashkohet bujkut nga Obiliqi për të nisur mbjelljen e grurit

Kosova

Peci i bashkohet bujkut nga Obiliqi për të nisur mbjelljen e grurit

Më: 10 nëntor 2023 Në ora: 18:06
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka vizituar bujkun Rexhep Zymberin nga Novolani i Obiliqit me të cilin tha se sot nisën mbjelljen e grurit për këtë vit.

Peci tha se Zymberi, vitin e kaluar i kishte mbjellë 75 hektarë me grurë ndërsa, sipas tij, këtë vit planifikon që të mbjellë mbi 100 hektraë.

“Falë mbështetjes financiare sipërfaqja e drithërave ka patur një rritje prej 63% për të mbjellat e vitit 2022 apo 66 mijë hektarë të mbjella vetëm me grurë”.

”Grurin e kemi subvencionuar katërfish; për sipërfaqe, plehërim, naftë dhe rendiment me rreth 474€ për hektarë”, shkroi Pec.

Më tej, Peci tha që të angazhohen të gjithë dhe të mos lënë asnjë pëllëmbë toke pa punuar.

“Sigurimi i bukës së mot’motit është siguri nacionale”, tha Peci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat