Rritet numri i fluturimeve e udhëtarëve me avion, bie ai me tren

Kosova

Rritet numri i fluturimeve e udhëtarëve me avion, bie ai me tren

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 15:16
Foto ilustrim

Në muajin shtator 2023, numri i fluturimeve të realizuara ishte 990 ose 13,0 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i udhëtarëve në total ishte 304 mijë e 420 ose 20,3 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Në raportin Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit për muajin shtator 20223, thuhet se me transport hekurudhor numri i udhëtarëve ishte 4 mijë e 990 ose 24,9 për qind më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa, në muajin shtator 2023, numri i përdoruesve të rrjetit telefonik fiks ishte 66 mijë e 352 ose 5,3 për qind më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa trafiku i realizuar (në minuta) ishte 3 294 496 ose 2,8 për qind më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Në muajin shtator 2023, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 655 451 ose 1,1% më pak së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 286 535 ose 6,4% më shumë së në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat