​Rritet numri i të prekurve me diabet në Kosovë

Kosova

​Rritet numri i të prekurve me diabet në Kosovë

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 11:04
Bardhyl Gashi

Numri i të prekurve me sëmundjen e diabetit në Kosovë ka shënuar rritje këtë vit, krahasuar me vitin paraprak.

Kështu thotë për KosovaPress, kryetari i Shoqatës së Endokrinologëve dhe Diabetologëve, Bardhyl Gashi, në Ditën Botërore të Diabetit. Endokrinologu tregon se moshat më të prekura me diabet janë ato rreth 30 deri në 35 vjeç, derisa potencon se kjo sëmundje nuk zgjedh gjini. Ai shton se ndër shkaktarët kryesor të shfaqjes së diabetit konsiderohen të jenë mungesa e aktivitetit fizik, mosushqyerja adekuate, duke përfshirë edhe trashëgiminë familjare të sëmundjes.

Gashi: Ka tendecë për rritjen e të prekurve me diabet

"Po në kohën e fundit kemi tendeca të rritjes me diabet, edhe pse në Kosovë dominon më tepër mosha e re. Sa i përket përqindjes së diabetit është më pak se në vendet e tjera, ku janë të moshës më të vjetra. Por, tendeca ka, shkon nga rritja e diabetit, zakonisht të Tipit 2... Moshat të cilat janë më tepër të rrezikuara prej diabetit janë ato mbi moshat 30 vjeçare... Nuk zgjedh as gjininë, ose gjininë mashkullore ose gjinia femërore, po ashtu janë të prekur... Në ndikimin e diabetit rëndësi të madhe ka, mos aktiviteti fizik, mos ushqyeshmëria adekuate, obeziteti është ai kryesori. Bile në disa raste thonë, nëse një pacientë ka mbi 10 kilogramë mbi peshën ideale, për 10 vite, dhe nëse anamneza familjare është pozitive, di të paraqitet diabeti në një përqindje shumë më të madhe se të tjerët... Obeziteti apo mbipesha është një prej arsyeve kryesore që ka diabeti... normal kohëve të fundit edhe stresi i ndihmon", potecon Gashi.

Në intervistën për KosovaPress, Bardhyl Gashi thekson se pacientët e prekur me diabet po gëzojnë disa beneficione në Kosovë, derisa përmendi marrjen e subvencioneve. Ai shton se kur vjen puna deri tek shkaktimi i invaliditetit nga kjo sëmundje, kërkesa për të shkuar në pension invalidor, është më e madhe.

Gashi: Të prekurit me diabet në Kosovë, po gëzojnë beneficione

"Nëse ndalemi në disa vende ata që janë ataku me diabet i gëzojnë edhe disa beneficione të tjera, por me sa e di, këtu tek ne në Kosovë disa po i gëzojnë disa beneficione, po u japin disa subvencione apo diçka i japin, ata që janë të atakuar me diabet. Problemi tek ta është që i kemi komplikimet kronike të diabetit, apo ne që i themi komplikimet e vonshme. Sigurisht është dëmtimi i syrit, dëmtimi i veshkave, dëmtimi i këmbëve. Kur vjen deri tek invadiliteti, kërkesa është më e madhe që të shkojnë në pension ivalidor apo të gëzojnë një pension invalidor apo një ndihmë nga pala e tretë", thotë endokrinologu.

Sa i përket furnizimit me insulinë për të prekurit me diabet, Gashi ka thotë se kohëve të fundit nuk ka marrë ndonjë ankesë së kanë pasur problem me sigurimin e tyre nga ana e pacientëve.

Gashi: Nuk ka probleme me furnizmin e insulinës për pacientët

"Duke biseduar me pacientë, e kam parë që janë të kënaqur me furnizimin me insulina, sa i përket atyre që ata i përdorin. Unë nuk po shoh, as në këtë vit nuk kanë pasur problem, as vitet e kaluara nuk kanë pasur problem me furnizimin e insulinë. Pra, pacientët që janë në regjistër, të cilët marrin insulinë, të gjithë kohën me rregull janë të furnizuar me insulinë, ashtu thonë fjalët e pacientëve", potencon Gashi.

Ndryshe, diabeti është një sëmundje kronike metabolike e karakterizuar nga nivele të larta të glukozës në gjak, e cila me kalimin e kohës çon në dëmtime serioze të zemrës, enëve të gjakut, syve, veshkave dhe nervave. Më i zakonshmi është diabeti i tipit 2, zakonisht tek të rriturit, i cili shfaqet kur trupi bëhet rezistent ndaj insulinës ose nuk prodhon mjaftueshëm insulinë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), rreth 422 milionë njerëz në mbarë botën kanë diabet, shumica jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme, dhe 1.5 milionë vdekje i atribuohen drejtpërdrejt diabetit çdo vit.

Si numri i rasteve ashtu edhe prevalenca e diabetit janë rritur në mënyrë të vazhdueshme gjatë dekadave të fundit. Përndryshe, më 14 nëntor shënohet Dita Botërore e Diabetit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat