IKShPK: Cilësia e ujit është përmirësuar në Liqenin e Badocit

Kosova

IKShPK: Cilësia e ujit është përmirësuar në Liqenin e Badocit

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 12:16
Liqeni i Badocit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë të ditur se është duke vazhduar monitorimi dhe përcjellja në vazhdimësi e cilësisë së ujit në Liqenin akumulues të Badocit, të destinuar për pije.

Në njoftim thuhet se analizat e fundit laboratorike tregojnë se gjendja në liqe është qetësuar, cilësia e ujit është përmirësuar dhe pritet që në ditët në vijim të ulen vlerat e manganit në rrjet.

“Ekipet e IKSHPK-së janë në terren 24/7 dhe po bëhen çdo ditë analiza fiziko-kimike të ujit të prodhuar në Fabrikën që furnizohet nga Liqeni akumulues i Badocit dhe qytetarët do të njoftohen me kohë për normalizimin e parametrave referent të ujit të pijshëm”.

IKSHPK apelon qytetarët të cilët furnizohen nga fabrika e ujit në liqenin e Badocit se:

Uji mund të përdoret për pastrim, mirëmbajtje të higjienës dhe ambienteve të banimit si dhe për nevoja të tjera;

Uji në rajonet që furnizohen nga liqenjt akumulues Batllava dhe Ujmani mund tē pēdoren pēr pije pa përkufizim.

Shpërlarja e rezervoareve të ujit në shtëpi dhe ndërtesat e banimit të përbashkët me qëllim pastrimi të Manganit të shtresuar (përgjegjësi e amvisërive dhe këshillave të banimit)

Monitorimi dhe përcjellja e vazhdueshme për cilësinë e ujit po bëhet në tërë zonën e furnizimit nga liqeni i Badocit:

Bashkëveprimi i IKShPK/QU dhe KRU-ve me institucionet shtetërore është në kontinuitet deri në qetësimin e situatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat