​Sa jeni tolerantë, flasin qytetarët

Kosova

​Sa jeni tolerantë, flasin qytetarët

Më: 16 nëntor 2023 Në ora: 17:16
Foto ilustrim

Në Ditën ndërkombëtare të tolerancës, qytetarët e Prishtinës “konkurrojnë” me njëri-tjetrin se kush është më tolerant.

Sipas tyre, gruaja është më tolerante, ‘sepse i rritë fëmijët’. Të tjerë thonë se e gjithë jeta u ka shkuar duke qeshur, shkaku i tolerancës.

Qytetari nga Prishtina, Rifat Abini tha se në shoqërinë e tij është më toleranti, dhe se njerëzit janë të ndryshëm.

Abini: Unë jam mjaft tolerant

“Unë për vete jam mjaft tolerant. Këta të tjerët, si me thënë, ka që nuk janë tolerantë. E di, ka të ndryshëm “, tha Abini.

Edhe qytetari Fatmir Sopi thotë se është mjaft tolerant në raport me të tjerët.

Sopi: Më tolerant se unë nuk ka asnjë

“Toleranca është kur je tolerant ndaj shokut, ndaj çdo qytetari, ndaj fëmijës, ndaj familjes. Këtë e kuptoj unë si tolerancë. Më duket, më tolerant se unë nuk ka asnjë”, tha Sopi.

Gjithashtu qytetari Bajram Demaj shprehet se është shumë tolerant. Ndërsa për familjen e thotë se gruaja e tij është më tolerante.

Demaj: Askujt një fjalë të keqe nuk ia them

“Sa i përket pyetjes tolerancë unë si Bajram si person, si individ unë jam tolerant fort. Unë rri në shoqëri dhe kurrë dikujt një fjalë të keqe nuk ia them. Shoqëria duhet ruajtur. Duhet ruajtur edhe shokët dhe të jesh tolerant dhe të kalosh shumë mirë me njerëz. Kështu që kjo është tolerancë. (Kush është më tolerant në familjen tuaj?) Unë jam, se e kam familjen e gjerë, por më toleranti jam unë. Gjithë jeta më shkon duke qeshur. Kjo është tolerancë. Jam tepër tolerant”, tha Demaj.

Ndërkaq Esat Dujaka tha se fjala kur bëhet e urtë mbetet kujtim, gjithashtu ai shtoi se në familjen e tij gruaja është më tolerante nga të gjithë.

Dujaka: Gruaja është shtylla e shtëpisë

“Unë jam tolerant, se gruaja është shtylla e shtëpisë dhe fjala bëhet e urtë, na mbetet kujtim. Jam tolerant, madje, shpeshherë kam duruar më shumë se sa duhet. (Kush është më tolerant në familjen tuaj?) Unë kam punuar nja 50-vjet gazetar. 20 vjetët e fundit në një televizion privat. Kjo e ka mbajtur shtëpinë, e ka rritur Mrikën edhe të tjerët”, tha ai.

Ndërsa Jusuf Thaçi u shpreh se është shumë tolerant, dhe se gjërat nuk duhet të merren “afër zemrës”.

Thaçi: Jam mjaft tolerant

“Jam mjaft tolerant. Kuptoj fjalën për t’i tejkaluar gjërat. Nuk duhet marrë gjërat afër zemrës. (Kush toleron më shumë në shtëpi?) Më së shumti plaka", tha Thaçi.

Në botën e sotme, të formësuar nga diversiteti i kulturave, besimeve, identiteteve dhe opinioneve, çështja e tolerancës po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme.

Si të jesh tolerant nuk është vetëm një pyetje retorike, por një temë kyçe që na sfidon të gjithëve të mendojmë dhe të veprojmë.

Toleranca nuk do të thotë vetëm të pranosh diversitetin, por të kuptosh, respektosh dhe pranosh në mënyrë aktive njerëzit e tjerë, pavarësisht nga prejardhja apo bindjet e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat