​Moti për vikend, temperaturat bien në minus

Kosova

​Moti për vikend, temperaturat bien në minus

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 20:26
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me parashikimin e motit për dy ditët e ardhshme mbi vendin tonë.

Të shtunën, vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë mot me vranësira dhe erëra mesatare deri të forta, nga drejtimi i veriperëndimit dhe veriut.

Në viset e ulëta, kryesisht në veri, veriperëndim dhe perëndim parashihen riga shiu, ndërsa në viset e larta fjolla të dobëta bore.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës ndërmjet 3-5 gradë Celsius.

Ditën e diele do të mbretërojë mot me ngrica të lehta dhe vranësira mesatare të përcjella me intervale kohore me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat