Nis rindërtimi i urës në këtë pjesë të Vushtrrisë, konsiderohet si shkaktare e vërshimeve

Kosova

Nis rindërtimi i urës në këtë pjesë të Vushtrrisë, konsiderohet si shkaktare e vërshimeve

Më: 19 nëntor 2023 Në ora: 13:52
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar të dielën se kanë nisur punimet në ndërtimin e urës në lagjen “Kastrati”, e cila konsiderohet si shkaktare e vërshimeve në këtë pjesë.

Sipas Idrizit, kjo urë do të lehtësojë qarkullimin banorëve dhe do të evitojë rrezikun e vërshimeve.

“Filloi rindërtimi i urës në lagjen “Kastrati”, e cila ishte shkaktare e vërshimeve në këtë pjesë të qytetit.

Kjo urë do të lehtësojë qarkullimin banorëve dhe do të evitojë rrezikun e vërshimeve në këtë pjesë të Vushtrrisë. Me këto pamje nga fillimi i punimeve, ju uroj vikend te mbarë”, ka shkruar Idrizi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat