Gjatë 24 orëve nga prokuroritë janë ndaluar 5 persona

Kosova

Gjatë 24 orëve nga prokuroritë janë ndaluar 5 persona

Më: 20 nëntor 2023 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ndaluar pesë (5) persona, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar në kryerjen e veprave penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, për veprën penale ‘’Vjedhja’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat