​Protestë, punëtorët teknikë të QMF-ve dhe disa shkollave të Prishtinës kërkojnë rritje pagash

Kosova

​Protestë, punëtorët teknikë të QMF-ve dhe disa shkollave të Prishtinës kërkojnë rritje pagash

Më: 21 nëntor 2023 Në ora: 11:21
Jusuf Azemi

Punëtorët teknik të Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe disa shkollave të Prishtinës po protestojnë para Komunës së Prishtinës me kërkesën për rritjen e pagave. Ata po kërkojnë që paga e tyre të jetë 450 euro, dhe se në të kundërtën do te braktisin punën.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi tha se nuk po arrin të kenë dakordim me institucionet përkatëse, dhe për këtë arsye, sipas tij, duhet të protestojnë edhe në shi.

Ai theksoi se për dy vjet radhazi kanë bërë lutje për diskutim, por kërkesat e punëtorë nuk janë marrë parasysh.

Azemi: Ne kemi afat dyjavor, pagat tona duhet të jenë 450 euro

"Ne kemi afat dyjavor, pagat tona duhet të jenë 450 euro, në të kundërtën pas dy javë dite kolektivisht duhet të lëshojmë vendet e punës, sepse nuk mund të jetojmë dhe punojmë me pagat 250 euro. Ne kemi oferta të mira dhe realisht po e themi, para mediave se më shumë se tre muaj dite rregullisht kemi kërkuar që të ulemi dhe të bisedojmë dhe komuna e ka parë të arsyeshme qe këta punëtorë edhe në ditën e sotme të lagen dhe përlloçen ashtu sikur edhe ditëve të tjera. Ju lusim gjendja ka ndryshuar, ne jemi në pozicion, kemi ardhur për herën e fundit të ju themi se pagat tona janë 450 euro. Në të njëjtën kohë ne nuk do të punojmë dhe ju lusim përgatiteni, sepse Qendrat e Mjekësisë Familjre dhe me shumë se 15 shkolla ne do i lëmë pa shërbimet tona, sepse ne kemi gjetur vendet tona më të mira", tha ai.

Azemi tha se janë për dialog dhe do të takohen me nënkryetarin Alban Zogaj.

Azemi: Momenti ka ardhur për neve dhe ne nuk kemi nevojë më që juve të ju lusim

"Momenti ka ardhur për neve dhe ne nuk kemi nevojë më që juve të ju lusim. Sot me kërkesën e zyrtarit policor, Komuna e Prishtinës ka kërkuar qe të takohemi me nënkryetarin e komunës dhe ne do të takohemi qoftë edhe me një portierë. Por, në janarin e vitit të kaluar jemi marrë vesh qe këto paga duhet të rriten. Neve nuk na intereson, ne nuk merremi me çështje ekonomike derisa komuna e Prishtinës të thotë se nuk kemi pare, kjo ështe çështje e tyre dhe ju themi decedivisht dhe me krenari. Ne sot kemi ardhur të ju themi merreni ose lëreni", shtoi Azemi.

Teksa punëtorët teknik po vazhdojnë të qëndrojnë para Komunës së Prishtinës, Azemi po vazhdon takimin me nënkryetarin e kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat