​Vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë në vitin 2023, ja ku renditet Kosova

Kosova

​Vendet më të sigurta dhe më të rrezikshme në botë në vitin 2023, ja ku renditet Kosova

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 20:31
Ilustrim

Kosova është shpallur vendi i 70-të më i sigurt në botë në vitin 2023 në një studim vjetor që rendit 163 shtete dhe territore të pavarura sipas nivelit të tyre të paqes, ndërsa Shqipëria në vendin e 40-të.

Studimi - i quajtur Indeksi Global i Paqes dhe i prodhuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen - mbulon 99.7 për qind të popullsisë dhe mat "sigurinë shoqërore, konfliktin e brendshëm dhe ndërkombëtar dhe shkallën e militarizimit".

Raporti përfundon se Islanda është vendi më i sigurt në përgjithësi - megjithëse publikimi i saj i parapriu aktivitetit aktual vullkanik - e ndjekur nga Danimarka (e dyta), Irlanda (e treta) dhe Zelanda e Re (e katërta).

Amerika renditet sërish në vendin e 131-të, vetëm pas Afrikës së Jugut (130-ta) dhe Haitit (129-ta).

Autorët e raportit thonë: “Lufta në Ukrainë pati një ndikim të rëndësishëm në paqen globale”.

Evropa është rajoni më paqësor në botë, sipas studimit, dhe është shtëpia e shtatë nga dhjetë vendet më paqësore. Raporti vazhdon: "Ka vetëm dy vende në rajonin e Amerikës së Veriut, me Kanadanë [11] që regjistron një rritje prej 2.9 për qind në paqe, dhe SHBA që përjeton një rënie të lehtë të paqes, me rezultatin e saj të përgjithshëm duke u përkeqësuar me 0.38 për qind.

Kroacia ndërkaq renditet e 14-ta, pasuar nga Gjermania, Holanda, Butani, Hungaria, Malajzia e Belgjika.

Në mesin e vendeve më të rrezikshme në botë renditen Burkina Faso në pozitën 150, pasura nga Etiopia, Republika e Afrikës Qendrore, Mali, Iraku, Sudani, Somalia, Ukraina, Rusia, Republika Demokratike e Kongos, Sudani i Jugut, Siria, Jemeni dhe vendi më i rrezikshëm Afganistani, sipas Indeksit Global të Paqes 2023. /The Guardian

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat