​Ngjarjet e datës 24 nëntor

Kosova

​Ngjarjet e datës 24 nëntor

Më: 23 nëntor 2023 Në ora: 22:09
Foto ilustrim

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim ku është e ftuar shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla. (Kuvendi i Kosovës, salla C-203, ora 08:30)

Shërbimi Korrektues i Kosovës mban ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të SHKK-së dhe diplomimit të gjeneratës së 43-të të zyrtarëve korrektues. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektuese të Kosovës, Ismail Dibrani. (Ministria e Drejtësisë, ndërtesa e ish-Rilindjes, Amfiteatri i Madh, ora 09:00)

Zyra e Kryeministrit, me mbështetjen e Qeverisë zvicerane dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, organizon konferencë për dialogun publiko-privat. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 09:30)

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Ministria e Punëve të Brendshme lanson Bazën e të Dhënave për Viktimat e Trafikimit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë, ora 10:00)

Me rastin e hapjes së zyrës në Kosovë, Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane do të organizojë “Mëngjesin festiv”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë, ora 10:00).

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë organizojnë ceremoninë e përurimit të Qendrës Mbështetëse për Strehim Familjar në SOS Fshat Velani – Prishtinë. (Ora 10:00-13:00)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Administrimin e Procedurave Tatimore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pret në takim ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane, Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës, të Belgjikës, Hadja Lahbib. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 12:30. Do të ketë edhe konferencë për media)

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mban dëgjim publik lidhur me Projekt Kodin Doganor dhe Akcizave. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 14:00)

Hapet ekspozita “E kaluar e çmuar” e artistëve Burhan Ahmeti dhe Nevzat Kica. (Galeria “Qahili”, rruga “Riçard Holbruk”, Prishtinë, ora 17:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat