​Rritet skema për mbështetje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara

Kosova

​Rritet skema për mbështetje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara

Më: 24 nëntor 2023 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Në muajin tetor 2023, nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 3 333 familje, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak që ishte 2 748 familje, vërehet një rritje prej 21,4%.

Kjo është bërë e ditur sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila ka publikuar Statistikat e mirëqenies sociale për tetor 2023.

Numri i përfituesve nga skemat pensionale dhe skemat e tjera të mirëqenies sociale

Në tetor 2023, krahasuar me tetor 2022, kishte rënie të numrit të përfituesve nga skema për pensionet invalidore (-18,3%); skema për pensionet e Trepçës (-18,2%); skema e ndihmës sociale (-13,4%) skema për pensionet familjare (-10,2%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-1,6%) dhe skema e kompensimeve për personat e verbër (-0,7%).

ASK bën të ditur se në tetor 2023, krahasuar me tetor 2022 kishte rritje të numrit të përfituesve nga skema për mbështetje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuara (21,3%); skema për pensionet e personave paraplegjik dhe tetraplegjik (13,0%); skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) (10,3%); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (6,3%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit gjatë vitit shkollor 1990/91 deri 1998/99 (5,3%); skema e pensioneve bazike të moshës (4,8%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,0%); skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (0,7%) dhe skema për veteranët e luftës (0,1%).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat