“Jemi në gjendje të keqe, rrëzohen shtyllat elektrike”, banorët e fshatit Sankoc të shqetësuar

Kosova

“Jemi në gjendje të keqe, rrëzohen shtyllat elektrike”, banorët e fshatit Sankoc të shqetësuar

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 10:21
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjatë gjithë natës nëpër shumicën e qyteteve të Kosovës ka pasur reshje të borës, ku edhe ka bërë dëmë në disa pjesë.

Sipas disa pamjeve të siguruara nga Indeksonline, në fshatin Sakoc të komunës së Drenasit janë rrëzuar edhe disa shtylla elektrike.

Banorët e këtij fshati thonë se deri më tani nuk ka intervenuar askush.

“Në fshatin Sankoc Komuna Drenasit sot 25.11.2023, është në gjendje të tmerrushme janë rrëzuar mbi 10 shtylla elektrike përmbi shpija, nëpër rrugë nuk ka intervenu askush deri më tani. Që 7 orë as nuk e kanë ndal rrymën”, ka thënë një nga banorët e këtij fshati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat