​Durmishi: Rrugët janë të kalueshme, ngasësit të kenë kujdes të shtuar

Kosova

​Durmishi: Rrugët janë të kalueshme, ngasësit të kenë kujdes të shtuar

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se pas fillimit të të reshurave të borës, kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht duke punuar në gjithë territorin e Kosovës.

Ai në një postim në Facebook ka thënë se me gjithë punën e pandërprerë, reshjet e borës janë të vazhdueshme, andaj u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik për kujdes të shtuar dhe përshtatje me kushtet rrugore.

“Në përgjithësi të gjitha rrugët janë të kalueshme”, ka shkruar Durmishi krahas një video në postim ku shihen ekipet e mirëmbajtjes së rrugëve në terren duke punuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat