​Të reshurat e borës shkaktojnë kolona prej disa kilometrave në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kosova

​Të reshurat e borës shkaktojnë kolona prej disa kilometrave në magjistralen Prishtinë-Pejë

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:14
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e pandërprera të borës që kanë nisur nga orët e mëngjesit kanë vështirësuar dukshëm qarkullimin në disa nga rrugët e vendit në mbrëmje.

Qarkullimi i vështirësuar, si pasojë e këtyre reshjeve, ka ndikuar edhe në krijimin e një kolone të automjeteve pothuajse 10-kilometërshe nga Fushë Kosova deri në Sllatinë.

Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës dhe Policia e Kosovës apelojnë të gjithë pjesëmarrësit në trafik për kujdes të shtuar për shkak të reshjeve të borës.

Po ashtu thuhet se gjatë natës për shkak të temperaturave të ulëta mund të ketë edhe akull dhe nevojitet një kujdes i shtuar nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik me theks të veçantë drejtuesit e automjeteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat