​Ngjarjet e datës 27 nëntor

Kosova

​Ngjarjet e datës 27 nëntor

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 22:16
Foto ilustrim

Aktivitetet ditore të Ministrisë së Drejtësisë për fushatën “16 Ditë aktivizëm kundër dhunës me bazë gjinore":

Ora 09:00 - Vizitë në shkollën “Xhemajl Mustafa”- ligjëratë për dhunën në orën e parë në shkollat e Kosovës

Ora 09:00 - Townhall në Mitrovicë. (Gjimnazi “Frang Bardhi”)

Ora 10:30 - “ATO janë NE”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

Ora 11:15 - Diskutim “Dhuna digjitale”. (Shkolla “Naim Frashëri”, Prishtinë)

Ora 14:00 - Murali “Mitrovicë e Veriut”. *Mitrovicë e Veriut)

Ora 14:30 - Vizitë në Klubin e futbollit të vajzave KFV Prishtinë

Ora 15:30 - Tryeza “Investo në gra”

Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Pjetër Shalës. (Hagë, ora 09:30-16:00)

Rrjeti Ballkanik i Gazetarisë Hulumtuese, zyra në Kosovë, do të prezantojë raportin “Vorbulla e rrenave” i cili shtjellon rrjetin e koklavitur të dezinformimit në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 09:30)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për 2024, nga fushëveprimi i institucioneve të pavarura, të cilat i mbulon Komisioni për të Drejtat e Njeriut. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Mjedis shqyrton Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024, nga fushëveprimi i Komisionit për mjedis. I ftuar ministri i MMPHI-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 10:00)

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditën e Forcës, organizojnë “Ditën e hapur”. (Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, ora 10:00-13:00)

Mbahet akademi kushtuar 55-vjetorit të demonstratave të vitit 1968. (Salla e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ora 10:00)

Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hap ekspozitën Komiteti “Mbrojtja kombëtare e Kosovës” në dokumente arkivore. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë, ora 10:30)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani viziton kazermën "Adem Jashari", me rastin e Ditës së Forcës. (Kazerma “Adem Jashari” Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C-301, ora 11:00)

Me rastin e 28 Nëntorit - Ditës së Flamurit Kombëtar dhe 111-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, do të organizohet ceremonia e dekorimit nga Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, e rreshter Afrim Bunjakut, i rënë më 24 shtator 2023. (Objekti i Komunës së Deçanit, ora 12:00)

Fondacioni “Hapësirë/a për ndryshim shoqëror” organizon diskutimin “Dialogu dhe proceset tjera: Një muaj më vonë...”. (Qendra Barabar, Hotel “Grand”, kati i katërt, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK). (KGJK, Prishtinë, ora 14:00)

Me rastin e Ditës së Forcës mbahet koncerti i bendit frymor të FSK-së dhe Filarmonisë së Kosovës. (Salla e Kuqe- Pallati i Rinisë, Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat