“Ato janë ne”, mesazhi në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Kosova

“Ato janë ne”, mesazhi në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

"Ato janë ne", është mesazhi në kuadër të aktiviteteve të fushatës globale "16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore".

Presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci kanë ngjyrosur duart me ngjyrë portokalli dhe më pas kanë lënë shenjat në banerin e vendosur pranë sheshit të kryeqytetit.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se nga janari e deri më tani janë raportuar rreth dy mijë raste të dhunës ne familje.

Sipas saj, 90 për qind prej tyre janë ndaj vajzave dhe grave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat