Podujeva do të bëhet me çerdhe të re, Nagavci: Investuam 450 mijë euro, përfundon për dy vjet

Kosova

Podujeva do të bëhet me çerdhe të re, Nagavci: Investuam 450 mijë euro, përfundon për dy vjet

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 16:02
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka marrë pjesë në gurthemelin e çerdhes në fshatin Batllavë të Podujevës.

Kostoja e këtij investimi kapital është 450 mijë euro dhe pritet të përfundojë brenda dy vitesh.

Ministrja e këtij dikasteri, Arbërie Nagavci, pas vendosjes së gurthemelit, deklaroi se me ndërtimin e çerdheve po rritet përfshirja fëmijëve në edukimin e hershëm.

“Jemi këtu për vënien e gurthemelit të çerdhes e cila pritet të përfundojë brenda dy viteve dhe e cila do të ketë hapësirë për 60 fëmijë”.

“Me vendosjen e gurthemelit të kësaj çerdhe, po rrisim edhe më shumë përfshirjen e fëmijëve në edukimin e hershëm dhe uroj që punët të shkojnë mbarë dhe të jemi në inaugurimin e kësaj çerdhe”.

E kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi tha se, çerdhja do të ketë 720 metra katror dhe do të përfundojë për dy vjet.

“Është një çerdhe që kap sipërfaqe prej 720 metra katror me të gjitha hapësirat e nevojshme. Vlera e projektit është 450 mijë euro dhe shpresojmë që brenda dy viteve fëmijët e këtij lokaliteti ta kenë në dispozicion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat