“Prej zhurmës as me flejt nuk po mundemi”, pacientët e Kirurgjisë në QKUK në hall nga zhurma e hilltit

Kosova

“Prej zhurmës as me flejt nuk po mundemi”, pacientët e Kirurgjisë në QKUK në hall nga zhurma e hilltit

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 12:28
QKUK

Pacientet e shtruar në Klinikën e Kirurgjisë në QKUK, sot nuk kanë gjetur qetësi.

Kjo si pasojë e zhurmës (së hilltit) të shkaktuar nga punimet në katin e parë të kësaj klinike.

Sipas pacientëve, punimet kanë filluar në mëngjes dhe janë duke vazhduar akoma, pasi kati i parë është përfshirë nga uji.

“Ka kohë që jam i shtruar në këtë Klinikë por si sot kurrë nuk ka pasë zhurmë. Secili prej jesh që jemi të shtuar këtu, natyrisht, se kemi ardhë që të shërohemi, por këtu ka aq shumë zhurmë sa as sytë nuk po mundemi me i mbyllë për te bërë një sy gjumë. Patjeter duhet të mirren masa se kjo është e padurueshme, e patolerushme”, është shprehur njëri nga pacientët, i cili ka dashur të mbetet anonim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat