​Ngjarjet e datës 3 dhjetor

Kosova

​Ngjarjet e datës 3 dhjetor

Më: 2 dhjetor 2023 Në ora: 22:22
Ilustrim

Mbahet seanca fillestare gjyqësore ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt. (Gjykata Themelore, Prishtinë, ora 09:30)

Mbahet ceremonia e zbulimit të muralit me figurën e Faruk Kukajt, qytetarit me aftësi të kufizuara, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Marrin pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, Avokati i Popullit, Naim Qelaj. (Objekti i Fakultetit të Muzikës (ish-Fakulteti i Arteve) rruga ‘’Agim Ramadani’’, Prishtinë, ora 10:00) 

Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Federatën e Volejbollit të Kosovës, organizojnë turneun e volejbollit “Bashkë për fuqizim”. (Salla “1 Tetori” Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Sportit, Granit Rugova, marrin pjesë në hapjen e turnirit memorial të futbollit "Rama-Domi", për nderë të futbollistëve të klubit të futbollit "Prishtina", Fevzi Rama dhe Faton Domi. (Stadiumin "Flamurtari", Prishtinë, ora 11:45)

Për nder të Ditës ndërkombëtare të aftësisë së kufizuar, Organizata “You Can Do” organizon Darkën e Errët. (Restoranti "Villa Gërmia", Prishtinë, ora 17:30)

Mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve, njëherësh mbyllja e Festivalit të filmit “Art without limit international”. (Kino “Armata”, Prishtinë, ora 19:00)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat