Në përvjetorin e ndarjes nga ne i pa harruar qoftë kujtimi për Nazim Azemin

Kosova

Në përvjetorin e ndarjes nga ne i pa harruar qoftë kujtimi për Nazim Azemin

Nga: Xhelal Hoxha Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 12:53
Nazim Azemi

Sllatina ishte bastion-çerdhe e "Nacionalizmit dhe Separatizmit"SHQIPTAR.Ku kishte më së shumti të burgosur politik, që nga kohët e hershme, e sidomos gjatë vitit 1981-shit. Nē mesin e këtyre patriotëve, burrave të kombit, ishte edhe patrioti ynë Sllatinës, Nazim Azemi

Nazim B. Azemi nga Sllatina ka qenë, është e do të mbetët një njeri i rrallë, jo vetëm në Komunën tonë, por edhe më gjerë, në Anamoravë dhe në të gjithë territorin e Shqipërisë etnike...

Puna, roli, kontributi dhe sakrifica e madhe për çështjen Shqiptare ,do të mbetët ndër breza...

Nazimi u dënua dhe vuajti dënimin në kazamatet Serbo-Sllave prej 2 vite e gjysmë. Ku u mal tretua në mënyrën më ç’njerëzore e shtazarake nga punëtorët e Sigurimit Shtetëror serbian...

Sipas dëshmive të burgosurve politik të shokëve të tij. Dëshmojnë se Nazimi ishte i pa mposhtur dhe i pa përkulur, ishte i veçantë nga të gjithë të burgosurit tjerë, ndaj torturave që ushtroheshin në trupin e tij...

Kontributi i Nazimit ishte edhe në rekrutimin e rinisë së Vitisë, në kyçjen e ushtarëve të UÇPMB-së...

Jam me fat dhe i privilegjuar, që kisha rastin ta kisha mik -shok të familjes dhe veprimtarë të kauzës sonë Kombëtare.

Nazimi kishte mundësi në privilegje, mirë por ai zgjodhi rrugën më të vështirë të jetës së tij.

Ishte shumë i vendosur, fjalë pak, trim e njeriu i fjalës e besës...

Gjithmonë në odën e tij, rrinte afër miqëve këmbë kryq.Na spjegonte gjërat rrjedhshëm, kujdesshëm qetë, në mënyrë artistike, sepse ai ishte një artist popullor e një hokagji i madh, ku pa përtesëm e shumë kujdes rrjedhshëm i përshkruante gjërat e me shumë delikatesë...

Vërtetë ishte njeri i mpreft nga mendja, ishte shok i mirë, bashkpuntorë, idealist, i burgosur politik, luftëtr lirie, atdhetar e mbi të gjitha ishte njeri në plotnin e fjalës...

Gjatë tër jetës ishte i pa përkulur ndaj armiqve e trathëtarëve. Gjithashtu ishte vërtetë shumë i përkushtuar për lirinë e çlirimin e vendit të tij-tonit.

Gjatë karrierës së tij, pati rastin që në fund far, të punonte e të kontribuonte në Komunën e Vitisë, ku edhe dha jetën ende pa u pensionuar!

Nuk mjafton edhe një roman, po ta shkruash për këtë burrë, trim, i vendosur e njeri i madh i sakrificës dhe sublimit, për komb e atdhe...

Lavdi e përjetshme punës e veprës së Nazim B.Azemit!

Pushoftë në parajsën e përjetsisë hyjnore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat