​Në kujtim të Liridona Ademajt ndizen qirinj në Shtime

Kosova

​Në kujtim të Liridona Ademajt ndizen qirinj në Shtime

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 20:18
Shtime

Sonte në sheshin "Ahmet Shtimja" janë ndezur qirinj në kujtim të Liridona Ademajt, e vrarë në Sinidoll të Prishtinës, më 29 nëntor.

Grupi Joformal i Grave Asambleiste të Komunës së Shtimes, tha me këtë rast se ngjarja me të cilën është përballur Liridona mund t’i ndodhë çdo gruaje.

“Qëllimi ka qenë të bashkëndjejmë dhembjen me familjarët e Liridona Ademajt.

Ka qenë një lajm që na ka tronditur neve si shoqëri”, thanë ato.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat