Ministri Faton Peci: Kam sjellë plus 26 milion euro buxhet nga partneritetet

Kosova

Ministri Faton Peci: Kam sjellë plus 26 milion euro buxhet nga partneritetet

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:29
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci ka thënë se i ka sjellë ministrisë që drejton plus 26 milion euro buxhet këtë vit nga partneritetet nderkombëtare si prej GIZ-it, Komisionit Evropian, Bankës Botërore, etj.

“Asnjëherë në Ministri nuk ka pasur partneritet si ai me GIZ-in si marrëveshje ndërkombëtare, ku në periudhën 2024-2027 do të implementojmë programin për agroturizëm, ekoturizëm dhe zhvillim rural, në një vlerë prej 20.2 milion euro”, tha Peci.

Ai tutje ka thënë që nga janari, shkurti i vitit 2024 fillojmë procesin e akreditimit të Agjencisë për Zhvillim e Bujqësisë ku kanë siguruar një fond prej 7 milion euro.

Peci tutje ka thënë që si shtet kemi thyer rekordin me të mbjella dhe eksportimin e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat