Malishevë, nis asfaltimi i rrugës Gurbardh – Turjakë

Kosova

Malishevë, nis asfaltimi i rrugës Gurbardh – Turjakë

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 14:29
Foto ilustrim

Ka filluar asfaltimi i rrugës Gurbardh – Turjakë, rrugë e cila përveç që lidhë këto dy fshatra, shërben edhe si rrugë transite, për shumë fshatra të cilat lidhen në këtë rrugë dhe gjithashtu krijon lehtësi për qarkullim edhe për sektorin e bujqësisë.

Asfaltimin e kësaj rruge e ka parë nga afër edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorët  e tij.

Kastrati, është shprehur i kënaqur me realizimin e këtij projekti, pasi ka qenë kërkesë e kamotshme e banorëve të këtyre fshatrave.

Kjo rrugë është e gjatë rreth 2500 metra dhe është e realizuar në bashkëfinancim në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat