Zveçani pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi

Kosova

Zveçani pajiset me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 10:07
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se Komuna e Zveçanit tasgmë është pajisur me veturë për transport të vaksinave dhe vizitave në shtëpi.

Në njoftimin e MSh-së thuhet se mes tyre është nënshkruar marrëveshja për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi.

Në zbatim të Programit për vizitat në shtëpi dhe Planit të veprimi për vizitat në shtëpi, Ministria e Shëndetësisë dhe Komuna e Zveçanit nënshkruan marrëveshjen për veturën e siguruar për zinxhirin e ftohtë dhe për realizimin e vizitave në shtëpi”, ka njoftuar ministria e Shëndetësisë.

Tutje në njoftim thuhet se ministria e Shëndetësisë për komunat në nivel vendi, përmes huamarrjes së Bankës Botërore ka siguruara 23 vetura në vlerë prej 782 mijë euro, me qëllim të lehtësimit të punës për realizimin e vizitave në shtëpi për shëndetin e nënës dhe fëmijës, kujdesin paliativ, si dhe në mënyrë të veçantë procesin e vaksinimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat