Vazhdojnë punimet për linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë

Kosova

Vazhdojnë punimet për linjën hekurudhore Fushë Kosovë – Mitrovicë

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 15:22
Foto ilustrim

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se janë duke vazhduar punimet për fazën e dytë të linjes hekurudohore të 10-të Fushë Kosovë – Mitrovicë.

Siç ka njoftuar Aliu, tashmë punimet po vazhdojnë drejt Vushtrrisë.

Punimet për fazën e dytë të linjës hekurudhore të 10të, Fushë Kosovë – Mitrovicë, me gjatësi prej 34 km, po vazhdojnë me ritme të shpejta.

Tashmë po vazhdojmë me punime drejt Vushtrrisë, ku po bëjmë vendosjen e Binarëve dhe Traversave, si dhe paralelisht po punojmë në rehabilitimin dhe modernizimin e stacioneve hekurudhore”, thotë ministri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat