Podujeva dhe Vitia pro faljes së borxhit të tatimit në pronë

Kosova

Podujeva dhe Vitia pro faljes së borxhit të tatimit në pronë

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 19:56
Sazan Ibrahimi.

Ka përfunduar afati për komunat e Kosovës në lidhje me vendimin mbi Ligjin për tatimin në pronë, që mundëson faljen e borxhit të qytetarëve deri në 100 euro.

Të fundit në listën që kanë vendosur pro faljes ishin Podujeva dhe Vitia.

E para vendosi që të falë nga 100 euro për qytetarët e vet, kurse e dyta deri në 50 euro.

Kështu ka bërë të ditur për Klankosova.tv, drejtori ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK), Sazan Ibrahimi.

Ai u shpreh se janë 23 komuna që nuk kanë marrë fare vendim në lidhje me këtë çështje.

Sipas tij, shumica prej këtyre komunave nuk e kanë shqyrtuar këtë çështje, ndërkaq disa nuk e kanë përkrahur një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat